Pandemia coronavirus ka bërë që futbollistët në Angli të jenë në ankth e të bien në depresion, madje kishte nga ana që morën konsideratë të lëndonin veten e tyre.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Britaninë e Madhe dhe që u publikua te e përditshmja ‘The Guardian’, që studioi sjelljen e 262 anëtarëve të saj në periudhën nga mesi i Prillit deri në mesin e muajit maj për të mësuar impaktin e krizës.

Mësohet se 22% e lojtarëve e survejuar thanë se ndiheshin në depresion ose se kishin menduar të lëndonin veten e tyre.

Të dhënat treguan se 182 nga 262 futbollistët e studiuar ishin të shqetësuar për karrierën në të ardhmen dhe jetët e tyre, 72% ndjenin rregullisht nervozizmin dhe ankthin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reth 3/4 e anëtarëve të studiuar thanë se janë të shqetësuar për cështjet që kanë të bëjnë me industrinë e futbollit.

Studimi zbuloi gjithashtu se 9% e anëtarëve të PFA po përballen me vështirësitë nëpërmjet veseve dëmtuese, ndërsa te lojtarët që janë ende aktivë kjo shifër është 2%. sipas Drejtorit të PFA, Michael Bennet, mungesa e rutinës është një faktor që e rëndon gjendjen e lojtarëve.

Bennett shtoi se ka pasur një rritje të numrit të anëtarëve që iu drejtuan këtij institucioni për ndihmë, me mbi 300 persona që kërkonin mbështetje për mirëqenie apo edukimi që nga fillimi i periudhës së karantinimit për Covid-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";