Nëse e gjeni vetën që nuk dezinfektoni më duart, nuk duroni maskën, apo jeni zbutur përballë udhëtimeve të panevojshme, nuk jeni vetëm.
Ky fenomen i pavetëdijshëm është praktikisht “lodhje nga kujdesi i madh” dhe fajin për këtë e ka truri. Me siguri keni qenë tejet të kujdesshëm gjatë pandemisë, duke ndjekur me rreptësinë më të madhe çdo masë të mundshme që ndihmonte të mbahej larg infektimi, për veten dhe njerëzit e afërt.
Por pas disa muajsh të tillë, papritur nuk duron më. Çfarë po ndodh? Ekspertët thonë se “sfilitja nga kujdesi I tepërt” shfaqet me motivim të ulët apo mungese dëshire për t`I respektuar në vazhdim rregullat e sigurisë.
“Kjo reflektohet atëherë kur nuk I durojmë më paralajmërimet, nuk besojmë se ato janë të rëndësishme ose e minimizojmë rrezikun aktual”, thotë Jacqueline Gollan nga shkolla e Mjekësisë e Northwestern University Feinberg.
“Kur kjo ndodh, ne reshtim së zbatuari rregullat dhe injorojmë veprime të tilla si larja e duarve, mbajtja e maskave apo izolimi social”, shton ajo.