Më shumë se 300 nxënës, të cilët u rrëmbyen javën e shkuar nga nga xhihadistët e Boko Haram në Nigerinë veriperëndimore, janë liruar.
Guvernatori i Shtetit Katsina, Aminu Bello Masari tha se 344 nxënësit e liruar u ishin dorëzuar zyrtarëve të sigurisë dhe po u nënshtroheshin kontrolleve para se ata të bashkohen me familjarët e tyre.
Presidenti Muhammadu Buhari mirëpriti lirimin e tyre, duke e quajtur atë “një lehtësim të madh për familjet e tyre, të gjithë vendin dhe për komunitetin ndërkombëtar”.
Buhari vuri në dukje përpjekjet e suksesshme të administratës së tij për të siguruar lirimin e studentëve të rrëmbyer. Ai shtoi se qeveria “është plotësisht e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj për të mbrojtur jetën dhe pasurinë e nigerianëve.”
“Ne kemi shumë punë për të bërë, veçanërisht tani që kemi rihapur kufijtë”, tha Buhari, duke pranuar se rajoni veriperëndimor “paraqet një problem dhe se administrata është e vendosur që të merret e çështjet që ende nuk kanë marrë zgjidhje.