Lirohen 2 pengje amerikane nga Hamasi, nënë e bijë rifitojnë lirinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lirohen 2 pengje amerikane nga Hamasi, nënë e bijë rifitojnë lirinë

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se dy pengje amerikane, një nënë dhe vajza e saj, janë liruar nga Hamasi.

 

Të dyja i janë dorëzuar Kryqit të Kuq duke rifituar lirinë. CNN shkruan se nënë e bijë  janë liruar për “arsye humanitare” sepse nëna është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Është e paqartë nëse ata do të largohen nga Gaza në Egjipt apo Izrael.

 

Advertisement

Ky vendim është rezultat i negociatave mes Katarit dhe Hamasit, që filluan pasi Hamasi rrëmbeu rreth 200 persona nga Izraeli më 7 tetor .

 

Autoritetet izraelite si dhe SHBA kanë bërë thirrje vazhdimisht për lirim të pengjeve, ndërsa raportohet edhe për akte dhune fizike dhe seksuale ndaj pengjeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy