Vendimi i qëverisë austriake, që njerëzit e pavaksinuar kundër koronavirut do të vendosen në izolim dhe nuk do të kenë mundësinë të lëvizin nga shtëpitë e tyre, pervecse vetëm në raste specifike ka shkaktuar reagime dhe protesta.
Mijëra njerëz mbushën rrugët e kryeqytettit për të shprehur pakenaqësinë e tyre. Me thirrje “ Liri” dhe trupi im zgjedhja ime” protestuesit thane se kjo ështe shkelje e të drejtave të njeriut.
Me pankarta në duar me mesazhe kundër vaksinimit ata kembengulën se vendimi i qeverisë austriake për ti mbajtur njerzit mbyllur nuk ishte menyra e duhur për të parandaluar perhapjen e virusit.
Edhe gjermania paralajmeroi per ashpersimin e masave.
Një projektligj është planifikuar që të votohet në fund të kësaj jave ku pritet të kerkohet testi negativ për COVID-19, dëshmi të shërimit ose vaksinimit në transportin publik, si dhe në vendet e punës.