Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Kinën me një “reagim tepër të fuqishëm” pas vendosjes së ligjit të ri për Hong Kongun.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka ashpërsuar tonet ndaj Pekinit ndërsa kërkon rizgjedhjen në nëntor, tha për reporterët se askush nuk i di detajet e planit të Kinës. “Hong Kongu ka vuajtur shumë kohëve të fundit”, theksoi Trump.
Këtij komenti i është përgjigjur menjëherë Kina. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian kërkoi që shtetet e huaja të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Kinës.
Advertisement