
“Bjellorusia po lufton me një revolucion paqësor, për një jetë në liri pa Aleksandër Lukashenkon në krye të shtetit”.
Kështu është shprehur liderja e opozitës bjelloruse Svetlana Tishanouskaja, gjatë një debati në Komitetin e Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, të drejtuar nga David Mcallister.
Kundërshtarja e Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale iu bëri thirrje qytetarëve në Bjellorusi, të mos heqin dorë nga demonstratat paqësore për liri dhe zgjedhje të reja.
Bjellorusia është përfshirë nga protestat masive 2 javët e fundit kundër liderit autoritar Aleksandër Lukashenkos, i cili qëndron në pushtet prej 26 vitesh.
The post Liderja e opozitës bjelloruse: Vendi po lufton për një jetë në liri, pa Lukashenkon në krye të shtetit appeared first on Vizion Plus.