Fuqitë perëndimore i kanë bërë thirrje Rusisë të ulë tensionet me Ukrainën dhe kanë mbështetur Kievin kundër çdo kërcënimi nga Moska.
Presidenti i SHBA Joe Biden foli me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, dhe ranw dakord qw të përdorin “të gjitha mjetet në dispozicion të tyre” për të parandaluar agresionin.
Biden do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin me video-telefonatë më vonë gjatë ditës së sotme.
Rusia ka rritur trupat e saj pranë kufirit të Ukrainës, duke shkaktuar frikë. Por Moska thotë se nuk ka plan për të sulmuar Ukrainën dhe ka akuzuar vendet perëndimore për provokim.
Në një telefonatë konferencë të hënën në mbrëmje, udhëheqësit perëndimorë diskutuan “shqetësimin e tyre të përbashkët për ngritjen e ushtrisë ruse”, sipas Shtëpisë së Bardhë.