Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton është prekur me koronavirus. Ai u shpreh se javën e kaluar kishte dalë negativë, por këtë të hënë u zgjua me “simptoma të lehta”.
Në një deklaratë, 35-vjeçari tha se një nga personat me të cilin ai kishte qenë në kontakt, rezultoi pozitiv. Për pasojë, ai është izoluar dhe po respekton protokollin anti-Covid dhe udhëzimet e shëndetit publik në Bahrein.
Advertisement
“Përveç simptomave të lehta, ai është në gjendje të mirë, dhe i gjithë ekipi i dërgon atij urimet më të mira për një shërim të shpejtë.”