Leo Messi më në fund i lirë, mund të negociojë largimin nga Barcelona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Leo Messi më në fund i lirë, mund të negociojë largimin nga Barcelona

Ylli argjentinas, Lionel Messi është i lirë të negociojë me cfaredo klubi për të vijuar karirrën e tij futbollistike. Kështu janë hapur titujt e medeave më të njohura argjentinase e spanjolle, ku mes të tjerash bëjnë me dije se nga sot, futbollisti nis zyrtarisht dhe 6 muajt e fundit të kontratës së tij me katalanasit.

 

Në Spanjë janë të sigurtë se ky është viti i fundit i karrierës së yllit argjentinas pasi ky i fundit tentoi të largohej që merkaton e kësaj vere. Nga ajo cfarë raportohet, dy klubet më të favoziruara për të marrë shërbimet e Messit janë Manchester City dhe PSG.

Dy skuadrat e vetme që mund të kenë kapacitetin dhe financiare për të përballuar një lëvizje të tillë e për të kënaqur 33 vjecarin.

Advertisement

 

Vetëm pak ditë më parë Messi deklaroi në një intervistë se do i pëlqente dhe jetesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por një plan ky që duhet të presi dhe pak sepse vetë “Pleshti” është shprehur se kërkon një eksperience në kampionatet europaine përpara se të kalojë Atalantikun.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy