Lëkundje tërmeti janë shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Greqi, në zonën e Atikës.
Sipas Institutit të Gjeodinamikës dhe Observatorit Kombëtar të Athinës bëhet e ditur se rrjeti sizmologjik regjistroi një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti ka ndodhur në një distancë prej 101 km në jugperëndim të Athinës. Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare 16 km në verilindje të Leonidios.
Nga lëkundjet nuk janë raportuar për dëme materiale./vizionplus.tv
Advertisement