Vajzat e legjendes Pele  donin të qetësonin fansat përmes rrjeteve sociale për gjëndjen shendetesore të kampionit brazilian, i shtruar në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.

 

 

“Për dy ose tre ditë ai vjen në shtëpi për të shijuar Krishtlindjet. Kjo nuk ishte një surprizë.” Shtrimi në spital “tashmë ishte planifikuar dhe është pjesë e trajtimit”, shkroi Kely Nascimento në Instagram, duke postuar një foto në të cilën motra e saj, Flavia Kurtz, përqafon babain e saj të buzëqeshur në një shtrat spitalor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Duke publikuar të njëjtin imazh, Flavia Kurtz i ftoi të gjithë të jenë “të qetë” duke shpjeguar se kjo është “vizita e fundit e vitit në spital” për seanca kimioterapie dhe kontrolle te tjera.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Pelé, 81 vjeç, u shtrua në spital për t’iu nënshtruar një cikli të ri trajtimesh pasi ishte operuar në të njëjtin spital për kancerin e zorrës së trashë “të zbuluar shtatorin e kaluar”, sipas një informacioni që shpërndau spitali, që shtoi gjithashtu se pacienti është në gjendje stabile dhe parashikohet që pas disa ditësh të dalë nga spitali”.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";