Deputeti i opozitës Lefter Maliqi paralajmëron zhvillime të reja në politikën shqiptare.

Ai shprehet se qeverisë Rama po i vjen fundi.

Sipas tij nëse zgjedhjet do bëhen nesër, ato i fiton Partia Demokratike sepse ai dhe LSI do t’i vijnë në ndihmë për të sjellë ndryshimin e madh.

“Kam bindje që po i vjen fundit. Opozita ka problemet e veta, por nesër po të bëhen zgjedhjet, i fiton. Jo se fiton PD, nuk fiton PD por së bashku sepse edhe PD ka probleme të brendshme për shkak të frymës së bashkimit dhe të optimizmit ndaj popullit sepse ka një krizë mosbesimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por kriza më e madhe është ndaj e këtij kryeministri që nuk ka lidhje me PS ka mbetur vetëm, mezi mori 74 mandate duke i besuar tepsisë dhe timonit të tij duke pasur shumë persona. Edhe Ben Malaj mori 4000 vota por nuk është më me të, është në aleancë me tjetrin, Vangjush Dako ka ikur, nuk është më ai i fuqishmi. Ndoka u fut në burg, Arben Cuku u fut në burg, Bushati nuk është më ai që ishte, ka një qeveri kukull. Kush do e bëjë fushatën, dy ministrat e Kosovës, njëri fëmijë dhe tjetra që s’ka lidhje.

I vetmi i ndershëm është Pandeli Majko, i cili as nuk e dëgjon, është i vetmi që vjen në Parlament pa maskë por është i detyruar që të rrijë urtë sepse habitet nga këto veprime arbitrare”, tha Maliqi.