Ndërsa koalicioni i majtë i Presidentit Emmanuel Macron dhe centristët përpiqen të formojnë qeverinë e re në Francë, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, tha të mërkurën se ngërçi politik i Francës qëndron vetëm tek Macron.

“Ne jemi në një moçal, askush nuk mund ta dijë se nga cila parti do të jetë kryeministri i ardhshëm ose çfarë politike do të ndiqet,” tha udhëheqësja e ekstremit të djathtë në një deklaratë për gazetarët pas mbërritjes së saj në Parlament.

Rezultati i papritur i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës që vendosi Frontin e Ri Popullor të krahut të majtë në vend të parë, por pa një shumicë absolute, e ka “zhytur” Francën në paqëndrueshmëri politike.

Udhëheqësit e të gjitha fraksioneve kanë hasur në vështirësi sa i përket negociatave lidhur me formimin e qeverisë, kjo për shkak të qasjeve të ndryshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tensionet e brendshme janë shtuar gjithashtu pasi të gjithë kërkojnë të rrisin ndikimin në peizazhin e ri politik.

Çdo qeveri e së majtës, e qendrës apo e një koalicioni më të gjerë nuk do të ketë shumë shanse për të mbijetuar nëse nuk siguron mbështetje të mjaftueshme dhe të qëndrueshme./vizionplus.tv