Marine Le Pen, drejtuese e ekstremit të djathtë (RN), e cila triumfoi në zgjedhjet e raundit të parë në zgjedhjet e Francës ka akuzuar Macron për grusht shteti, bazuar në protestat e organizuara nga votuesit si dhe duke thenë se ka bërë një sërë emërimesh në poste kyçe për të penguar formimin e qeverisë së ardhshme

Mediat e huaja bëjnë me dije se ajo ka thenë se në kohën që po përgatitet për një koalicion qeveritar me të djathtën ekstreme, votuesit e Macron po përdorin të drejtën e emërimit deri në momentin e fundit.

“Është një formë e grushtit të shtetit administrativ ,” deklaron Le Pen.

“Macron kërkon të kompensojë votën e qytetarëve me rezultatin e zgjedhjeve duke emëruar njerëzit e tij për të penguar francezët nga duke ushtruar politikën që duan”, shtoi ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

RN dhe aleatët e saj fituan raundin e së dielës me 33% të votave, e ndjekur nga një bllok i krahut të majtë me 28% dhe shumë përpara aleancës së gjerë të centristëve të Presidentit Emmanuel Macron, i cili shënoi vetëm 22%, treguan rezultatet zyrtare./vizionplus.tv