Mauricio Sarri është zyrtaisht trajneri më i ri i Lazios. Pas largimit të Simone Inzaghit , drejtuesit e klubit kryeqytetas u vunë menjëherë në punë për zgjedhjen e një tekniku të ri në krye të skuadrës .
Mesditën e kësaj të mërkure u zyrtarizua se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me trajnerin 62 vjecar me të cilin kanë firmosur një kontratë deri në vitin 2023.
Lazio prezantoi arritjen e akordit me anë të një postimi të vecantë në faqen zyrtare ku kishin vendusur vetëm një cigare me mbishkrimin kush ka për të ndezur, një pasion ky i vjetër për trajnerin Sarri .
Trajneri italian rikthet në detyrë pas një viti pushim, ndërsa më herët ka drejtuar ekipe si Juventus , Chelsea, Napoli etj .
Advertisement