Las Vegas është rihapur, por në këto fotografi tërheqëse, nuk duket si zakonisht, por më surreale se asnjëherë më parë.
Kjo për arsyen e masave të shumta që kanë për qëllim mbajtjen e vizitorëve të sigurt në epokën e koronavirusit. Në tavolinat e kazinosë vihet re se si janë vendosur mburoja të mëdha plastike, tregtarët që mbajnë maska, banakierët që shpërndajnë pijet me doreza mjekësor dhe opsionet shtesë të Covid-19, bashkëngjitur me faturat.
Fotografitë janë realizuar nga eksperti, Michael Trager, i cili mbërriti në qytet kur u hap më 4 qershor. Ai ka publikuar disa fotografi epike në faqen e tij të udhëtimit “TravelZork”.
Advertisement