“Largohuni nga Rumania dhe Bullgaria!” NATO reagon pas kërkesës së Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Largohuni nga Rumania dhe Bullgaria!” NATO reagon pas kërkesës së Rusisë

NATO hodhi poshtë kërkesat ruse për të tërhequr forcat nga Rumania dhe Bullgaria, ndërsa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të parandaluar një luftë në Evropë në kushtet kur Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës.

“NATO nuk do të heqë dorë nga e drejta për të mbrojtur njëri-tjetrin, përfshirë praninë e trupave në pjesën lindore të aleancës”, tha një zëdhënëse aleancës.

Ministria e Jashtme ruse tha më herët në një deklaratë se ka kërkuar garanci ligjërisht të detyrueshme nga NATO-ja se do të ndalojë zgjerimin në lindje dhe do të kthehet në kufijtë e vitit 1997.

Garancitë përfshijnë dispozita që kërkojnë largimin e forcave të NATO-s nga Rumania dhe Bullgaria. Sipas aleancës veri-atlantike, një hap i tillë do të krijonte aleatë të dorës së parë dhe të dytë, diçka që nuk është e pranueshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy