Qytetarët e huaj po nxitojnë të largohen nga Sudani, ndërsa fraksionet ushtarake rivale luftojnë në kryeqytetin Khartoum, ku miliona banorë janë të bllokuar brenda shtëpive të tyre. Shumë prej tyre përballen me mungesën e ujit dhe ushqimeve. Luftimet që nisën më 15 prill, midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, kanë shkaktuar një krizë humanitare. Të paktën 420 njerëz kanë humbur jetën deri tani, ndërsa në rrugë shihen tanke të djegur, ndërtesa të shkatërruara dhe dyqane që janë plaçkitur .

 

SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja kanë njoftuar tërheqjen e stafeve diplomatike nga Sudani.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më shumë se 150 persona, kryesisht qytetarë të vendeve të Gjirit, janë evakuuar nga deti në portin e Arabisë Saudite. Ka pasur thirrje të dëshpëruara për ndihmë nga shumë studentë të huaj, nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme, të cilët janë gjithashtu të bllokuar në kryeqytetin e vendit me rreth gjashtë milionë banorë.

 

Ndërkohë është raportuar se lidhja e internetit është ndërprerë pothuajse totalisht në Sudan, gjë që mund të pengojë koordinimin e ndihmës për të bllokuarit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur, se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë nga sa është raportuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";