Kreu i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi, ka ironizuar tryezën politike e cila po vendos lidhur me reformën zgjedhore.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndër të tjera ai shkruan:
“Lajme shumë të mira sot.
Paska ecur goxha përpara reforma.
Advertisement
Zgjedhjet nuk do t’u bëkan më në verë, se është gjithë ajo vapë dhe nuk ia vlen të dalësh nga shtëpia.
Në vjeshtë, po që është tamam, se me këtë rast i shtyjmë edhe nja tre muaj të tjerë votimet, nga inati i Edi Ramës”, shkruan Patozi.