Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange  nuk do të ekstradohet drejt SHBA.

Vendimi është marrë nga drejtësia britanike.

Ishte gjykatesja Vanessa Baraitser e cila bëri publik vendimin në Gjykatën e Londrës,

SHBA kishte kërkuar ekstradimin e Assange për t’u përballur me akuzat e spiunazhit mbi botimin e dokumenteve sekrete ushtarake amerikane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokurorët amerikanë ngritën ndaj 49-vjeçarit Assange 17 akuza spiunazhi dhe një akuzë për keqpërdorim kompjuteri që mbartin një dënim maksimal prej 175 vitesh burgim.

Ekipi i mbrojtjes i Assange-it pretendon se ai duhet të gëzojë mbrojtjen e Amendamentit të Parë për botimin e dokumenteve që ekspozuan shkelje të ushtrisë amerikane në Irak dhe Afganistan dhe se kërkesa e Shteteve të Bashkuara për ekstradim ishte e motivuar politikisht.

Në argumentet e tyre përmbyllëse me shkrim, ekipi ligjor i Assange-it akuzoi Shtetet e Bashkuara për një ndjekje penale “të jashtëzakonshme, të paprecedent dhe të politizuar” që përbën “një mohim flagrant të së drejtës së tij për lirinë e shprehjes dhe përbën një kërcënim themelor për lirinë e shtypit në të gjithë botën”.

Avokatët e mbrojtjes gjithashtu thanë se Assange vuante nga probleme të gjera të shëndetit mendor, përfshirë tendencat vetëvrasëse, të cilat mund të përkeqësohen nëse ai vendoset në kushte të pavolitshme burgimi në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht vendimit të gjykatës së Londrës për të mos pranuar kërkesën e  SHBA për ekstradimin e Assange, me gjasë vendimi do të apelohet dhe beteja ligjore për “Assange” do të vazhdojë të jetë e gjatë në vite.