Aktori, Laert Vasili është i mendimit se, është humbur shumë kohë për kauzën e Teatrit Kombëtar dhe kjo sipas tij për faj të politikë.

Për këtë arsye, ai bën thirrje që politika të mos përfshihet në këtë çështje.

“Kemi humbur shumë kohë, do të ishte ndërtuar gjysma e godinës së teatrit.

Mirë është që klasa politike të shohë se ku ka gabuar për 30 vite dhe të mos kërkojë llogari nga njerëz që duan zhvillimin e Shqipërisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë artistë janë punësuar nga ndërhyrja politike dhe duke qenë peng janë detyruar që të zbatojnë urdhrat e shefave të politikës. Debati dhe dialogu ka dy vjet që është ezauruar”, tha z. Vasili.

“Le të shkrijnë pasurinë e tyre (politikanët) prej miliarda euro dhe le të bëjnë një teatër tjetër. Grupim njerëzish partiakë që shumë prej tyre janë me poste në parti.

Janë të urdhëruar nga ata. Janë të marrë peng nga politika. Ne nuk kemi punë me politikën.

Mendoj që politika duhet të qëndrojë larg nga teatri, nga nesër fillon ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar”, përfundoi aktori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";