Ky është vendi në kolaps nga COVID-19, me presidentin që proteston kundër izolimit social

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ky është vendi në kolaps nga COVID-19, me presidentin që proteston kundër izolimit social

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Brazil është në prag të kolapsit, ndërsa vdekshmëria prej koronavirusit në këtë vend të Amerikës së Jugut po rritet vazhdimisht.

Sidoqoftë, presidenti Jair Bolsonaro u takua me një turmë mbështetësish gjatë fundjavës, duke iu bashkuar atyre në një protestë tjetër në Brazil kundër bllokadës.

Kryetari i komunës Sao Paulo paralajmëroi se sistemi shëndetësor në atë qytet mund të shkërmoqet shumë shpejt nëse banorët nuk ndjekin udhëzimet e distancës sociale.

Advertisement

“Qyteti po arrin një kufi,” tha Bruno Kovas, duke shtuar se nëntë nga dhjetë shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv janë plot.

Sidoqoftë, një mesazh paksa ndryshe po vjen nga kabineti presidencial. Ai kundërshton masat e rrepta të distancimit shoqëror dhe protestat, të cilat ai vetë i vizitoi, janë bërë të rregullta.

Menjëherë pas protestës, Bolsonaro u takua me një grup të rinjsh që mbanin uniforma ushtarake në pallatin presidencial. Ai tha për ta se ata duan të tregojnë respektin e tyre ndaj presidentit. Grupi u lut për Brazilin dhe thirri “Bolsonaro jam unë”, raporton CNN.

“Mbi të gjitha, njerëzit duan lirinë, ata duan demokracinë, duan respekt”, tha ai në një përshkrim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy