Kanadaja autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer kundër koronavirusit për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Ky është vendi i parë që merr një vendim të tillë për këtë grupmoshë.
Ministria e Shëndetësisë tha se ka marrë vendimin bazuar në të dhënat e fazës së tretë të testimit të fëmijëve në këtë moshë.
“Departamenti ka vlerësuar se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive kur përdoret në këtë grupmoshë më të re”, tha një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë kanadeze.
Pfizer po ashtu thotë se vaksina funksionon mirë në këtë grupmoshë.
Kanadaja ka autorizuar tashmë përdorimin e vaksinës Pfizer te njerëzit mbi 16 vjeç.
Ky vend ka regjistruar mbi 1.2 milion raste me koronavirus dhe rreth 20 për qind e tyre kanë qenë persona nën 19 vjeç.
Rreziku që fëmijët të sëmurën shumë ose të vdesin nga koronavirusi është i vogël dhe gjatë gjithë pandemisë ata shumë rrallë kanë pasur nevojë për trajtim spitalor./ REL