Autoritetet në Rusi identifikojnë autorin që vrau tetë persona në një kamp universitar në qytetin rus të Perm, ndërsa plagosi 19 të tjerë.
Mësohet se sulmuesi është një 18-vjeçar i quajtur Timur Bekmansurov, i cili ka qenë student i atij univeristeti. Policia raportoi se sulmuesi kishte licencë për armë.
Advertisement
Ndërkohë disa pamje që u shfaqën në rrjetet sociale tregojnë studentë të frikësuar që hidhen nga dritaret. Sulmuesi u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, por ende nuk ka konfirmime zyrtare.
Universiteti Perm është i njohur për ekselentët në mjekësi dhe është një nga universitetet më të vjetër në Rusi.
Advertisement