Ky është biznesi më fitimprurës gjatë pandemisë: Abuzimi në internet kalon çdo parashikim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ky është biznesi më fitimprurës gjatë pandemisë: Abuzimi në internet kalon çdo parashikim

Një pako me maska për fytyrën nga Adidas janë shitura në eBay për 90 dollarë, gati pesë herë më shumë se çmimi i njësisë origjinale në pakicë.

Adidas zbuloi të martën një maskë shumë-përdorimshe për fytyrën në faqen e saj të internetit, e cila kushton16 dollarë për një pako tre-palëshe. Maska u shitën në pak minuta por gjetën një shtëpi të re në eBay pothuajse menjëherë pas kësaj, ku u shitën për 90 dollarë.

Megjithëse jo të certifikuara mjekësisht, maskat bëhen me një material që nuk vështirëson frymëmarrjen dhe që ka për qëllim të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së virusit.

Adidas është kompania e parë e madhe e veshjeve atletike që lëshon një maskë për blerje. Kompanitë e tjera si Nike dhe Under Armor kanë bërë maska për fytyrën vetëm për të mbështetur punëtorët e kujdesit shëndetësor në spitalet lokale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy