Kushtet e Putinit për t’i dhënë fund luftës, Zelensky gati për kompromis për Krimenë dhe Donbasin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kushtet e Putinit për t’i dhënë fund luftës, Zelensky gati për kompromis për Krimenë dhe Donbasin

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e ka lënë të hapur mundësinë e bërjes së kompromisit për çështjen e Krimesë dhe rajonin e Donbas-it.

Në një intervistë Zelensky tha se ishte i hapur për dialog, por se nuk është i përgatitur të dorëzohet. “Ne mund të bëjmë kompromis për mënyrën sesi do të vazhdojë jeta në këto zona.

Për mua, gjëja më e rëndësishme është se si do të jetojnë njerëzit në këto zona që duan të jenë pjesë e Ukrainës… Kështu që çështja është më e ndërlikuar sesa thjesht njohja,” tha ai.

Kujtojmë se të hënën u zbuluan tre kushtet e Rusisë ndaj Ukrainës për të përfunduar luftën.

Advertisement

-Kushti i parë është vendosja e një kryeministri pro rus në Ukrainë, ndërkohë që Zelensky mban detyrën, por me kompetenca më të zvogëluara. Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko si kryeministër.

-Kushti i dytë është që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura.

-Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Evropian.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy