Teksa pandemia e koronavirusit gjunjëzoi botën dhe shumë njerëz ngelën pa punë, një njeri kapi majat. Bosi i Amazon, Jeff Bezos ishte njeriu më i pasur në planet para pandemisë, por gjatë pandemisëm, të ardhurat e tij u rritën në mënyrë të frikshme.

Së shpejti ai mund të bëhet trilioneri i parë në histori, duke “gjunjëzuar” edhe bosët më të mëdhenj në botë.

Vlera e aksioneve të Amazon është rritur në rreth 30 për qind këtë vit, duke rritur pasurinë personale të Bezos në 150 miliardë dollarë. Ndërsa kërkesa për blerjet në internet, transmetimi dhe ofrimi i shërbimeve pësuan një bum, si kurrë më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe ekspertët thonë se pasuria prej 1 trilion dollarë është e mundshme deri në vitin 2026, duke marrë parasysh fitimet e mëdha të tij.

Por, së fundmi ai është përfshirë në një skandal, pasi akuzon kunatin e tij Michael Sanchez se është ai që i ka nxjerrë foto nudo. Mirëpo, ky i fundit ka mohuar akuzat, duke theksuar se gjithçka është një lojë e miliarderit.

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, më herët pranoi publikisht që ai dërgoi selfie nudo për të dashurën e tij. Lauren Sanchez.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";