GREQI– Në Amorgos vijojnë kërkimet për turistin amerikan 59-vjeçar Eric Kalibet, i cili rezulton i zhdukur që nga mëngjesi i së martës.

Bashkia e Amorgos publikoi sot foton e 59-vjeçarit dhe i ka kërkuar qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë menjëherë policinë.

Punonjësit e policisë me një kryeoficer po ndihmojnë në hetimet, ndërsa nga kompanitë e telefonisë celulare është bërë kërkesë për lokalizimin e sinjalit të dy celularëve.

Rrethanat e zhdukjes

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Eric Kalibet, oficer policie në pension, nisi ecjen nga Aegiali. Pasi nuk u kthye për disa orë dhe nuk përgjigjej në telefon, shoku i tij u shqetësua dhe e denoncoi në komisariat zhdukjen e tij.

Sipas denoncimit, 59-vjeçari ka nisur ecjen nga Aegiali përmes një shtegu të ngushtë me destinacion Katapolën.

Kjo rrugë sipas tabelave ekzistuese përshkohet për rreth katër orë.

59-vjeçari nisi ecjen rreth orës 07:00 të mëngjesit të së martës. Rreth orës 15:00 të pasdites së djeshme, shoku i shqetësuar dha alarmin në polici.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kontakti i fundit i 59-vjeçarit ishte një mesazh që ai i dërgoi motrës së tij në orën 7:20 të mëngjesit të së martës, ku i dërgoi një foto të tabelës së informacionit të shtegut./vizionplus.tv