Dje te protesta për Teatrin, pakkujt i ra në sy një skenë dhune e ndyrë. Rrahën një artist.

Nuk është artist i teatrit, është artist vizual, është fytyra e Shqipërisë në shumë ekspozita ndërkombëtare nga Qendra Pompidou në Francë, Muzeu i Artit Bashkëkohor Hungarez, deri në Edicionin e 54 të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia.

Është artist rebel. Antikonformist. Se ndryshe nuk ke si je artist. Proteston nëpërmjet mënyrës që krijon.Dje ishte në protestë. Për teatrin. I ulur në trotuar me një shishe uji në dorë.

Video kur e qëllojnë dhe hedhin në tokë është video ulëritëse e ditës së djeshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është po aq e dhimbshme sa rënia e teatrit, sepse ajo është rënia e artistit. E qëllojnë dhe hedhin në tokë.

Dëshmitarët në protestë tregojnë se sherri ka ndodhur, sepse në atë moment ka ardhur Lulzim Basha dhe artistët kanë bërtititur “ Basha Ik, Monika Ik”. Dy nga militantët e kanë rrahur.