Mbajtja e detyrueshme e maskave në ambiente të mbyllura publike u rivendos në Bullgari të martën, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në vend.
Borissov shkoi të martën në një manastir në jugperëndim të vendit ku u pa të fliste nga afër pa maskë me drejtuesit e objektit të kultit. 61-vjeçari ka refuzuar të mbajë maskë që prej fillimit të pandemisë.
Bullgaria ka nisur të zbatojë masa për frenimin e koronavirusit që në 8 mars dhe ka qenë një prej vendeve më pak të prekura nga Covid-19 në Europë. Por që prej heqjes së kufizimeve në fund të majit, ka pasur një rritje me mesatarisht rreth 100 raste të reja ditore.
Të hënën, Ministria e Shëndetësisë gjobiti me 1500 euro Partinë Gerb të Borissov, për mbajtjen e një mitingu të shtunën në një dhomë të tejmbushur, në praninë e kryeministrit. Edhe Partia Socialiste në opozitë, u gjobit gjithashtu për të njëjtën arsye.
Sipas të dhënave zyrtare, vendi ka mbi 4000 raste me Covid-19 dhe 208 viktima.