Një tjetër lojtar shqiptar në një skuadër të madh italiane.
Marash Kumbulla ka zgjedhur të luajë për Romën.
Ky është lajmi i madh që vjen nga Italia për talentin e Veronës që shkelqeu sezonin e fundit në Seria A.
Në total ky mbrojtës do ti kushtojë Romës 30 milionë euro, 5 milionë direkt, 18 në fund sezoni dhe 7 milionë euro të tjera bonuse. Një shumë që mund të zvogëlohet vetëm nëse Hellas Verona vendos të bleje kartonin e Cetin, i cili është në pronësi të Romës.
Marash Kumbulla mund të zbresë në fushë që në javën e parë të kampionatit, ditën e shtunë dhe për më tepër kundër skuadrës që e bëri kaq të rëndësishëm.
Lëvizje e madhe edhe në aspektin financiar të vetë lojtarit i cili do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon, shumëfish I asaj që merrte tek Verona.
Pavarësisht se Lazio dhe Inter për një kohë të gjatë kishinb shpreur vullnet të madh për të blerë Kumbullën,në fund mbrojtësi kuqezi zgjodhir verdhekuqtë e tani do të ketë një derbi kuqezi në kryeqytet me Taren, Muriqin ( shqiptar i Kosovës) dhe Strakoshen nga njeri krah si dhe Kumbullën nga ana tjetër.
The post Kumbulla për 30 mln euro tek Roma/ Mbeten me “gisht në gojë” Inter e Lazio appeared first on Vizion Plus.