E ardhmja e Marash Kumbullës mund të jetë e lidhur sërish me trajnerin që i dha bësim për të luajtur në mesin e më të mirëve të futbollit Italian.
Ivan Juric, ish trajner i mbrojtësit kuqezi tek Verona, sot teknik i Torinos ka shprehur dëshirën për të marrë që në janar shërbimet e talentit shqiptarë.
Vështirësia e ambjentimit me një trajner si Murinjo që nuk I ka dhënë besim, e jo vetëm e ka sulmuar edhe publikisht , në mënyrë gati-gati aspak normale, me siguri do të bëjnë që Kumbulla të largohet nga Roma dhe të ndjekë një tjetër rrugë.
Gjasat janë që Kumbulla të jetë përforcimi i parë i Juric në merkaton e dimrit tek Torino.
Advertisement