Kulla Eiffel, monumenti simbol i Parisit është rihapur pas tre muajsh mbylljeje për shkak të koronavirusit. Për ta vizituar, turistët nga 11 vjeë e lart duhet të mbajnë maska e të ruajnë distancën prej të paktën një metri e gjysëm.

Përpos kësaj, janë të detyruar të përdorin shkallët: ashensorët në fakt, si masë paraprake dhe në respektim të distancimit social, do të jenë të mbyllur atje deri në datën 1 korrik. Në 15 qershor, Franca nisi zbutjen e masave të izolimit, duke nisur hapjen e kafeneve e restoranteve si dhe udhëtimin në shtete të tjera të Bashkimit Europian.

Por presidenti Macron deklaroi se “vera e 2020-ës do të jetë si asnjë tjetër dhe neve do të na duhet të vëzhgojmë zhvillimin e pandemisë, në mënyrë që të jemi të përgatitur me fuqi të reja, në rast se virusi kthehet sërish”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";