Kujdes pamjet/ Nuk ndalen vrasjet në SHBA, një i vdekur gjatë protestave në Luivill

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujdes pamjet/ Nuk ndalen vrasjet në SHBA, një i vdekur gjatë protestave në Luivill

Kujdes pamjet/ Nuk ndalen vrasjet në SHBA, një i vdekur gjatë protestave në Luivill

Autoritetet po hetojnë një incident me armë zjarri në Luivill të Kentakut, që la të vrarë një person. Ngjarja ndodhi në një park të qytetit ku demonstruesit ishin mbledhur për të protestuar vdekjen e afrikano-amerikanes, Breonna Taylor.

Pati njoftime për të shtëna në Parkun Sheshi i Xhefersonit të shtunën në orën 21, sipas një deklarate të policisë së Luivillit, pasuar nga thirrje për ndihmë të parë për një mashkull që vdiq në skenën e ngjarjes. Më pas policia u thirr për një të plagosur që u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në video të postuara në median sociale duket një person që po qëllon me armë zjarri në drejtim të parkut, ku demonstruesit vrapojnë për t’u mbrojtur. Në video shihet një person i rrëzuar përdhe me hemoragji të rëndë.

Advertisement

Policia largoi njerëzit nga parku dhe “po përpiqet të mbledhë sa më shumë informacion për të identifikuar personat e përfshirë në incident,” thuhet në deklaratë. Nuk është dhënë ndonjë informatë për persona të dyshuar, arrestime apo për identitetin e viktimave.

Prej javësh parku ka qenë epiqendra e protestave në këtë qytet kundër vdekjeve të George Floyd dhe Breonna Taylor. Incidentet e së shtunës ishin të shtënat e dyta në këtë park gjatë periudhës së protestave të fundit. Shtatë persona u lënduan më 28 maj kur shpërthyen të shtënat pranë bashkisë, gjë që u pasua nga thirrje nga nëna e zonjës Taylor për të kërkuar drejtësi “pa lënduar njeri”.

Breonna Taylor, një afrikano-amerikane 26-vjeçare, u vra në banesën e saj në Luivill në muajin mars kur në mes të natës një ekip policor erdhi për kontroll pa deklaruar se policia është te porta. Protestuesit kanë bërë thirrje për ngritjen e akuzave ndaj policëve të përfshirë në operacion. Një nga policët është shkarkuar.

Kenneth Walker, i dashuri i zonjës Taylor, fillimisht u akuzua për vrasje pasi kishte qëlluar në drejtim të policëve. Ai ka thënë se qëlloi duke menduar se në shtëpi po futej një keqbërës.

Advertisement

Praktika e kontrollit policor në banesa pa nevojën për të deklaruar se është kontroll policor u ndalua kohët e fundit nga Këshilli Bashkiak i Luivillit./VOA

Sheshi i Xhefersonit, Luivill

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy