
Rreziku se grupe te strukturuara kriminale të krijojnë vaksina false te koronavirusit është shumë i lartë. Kete paralajmerim e ka bere drejtoresha e Europol, Catherine De Bolle gjate nje interviste per mediat gjermane.
“CATHERINE DE BOLLE
DREJTORESHA E EUROPOL
AdvertisementNe tashmë u kemi dërguar një paralajmërim shteteve anëtare, duke i bërë thirrje të jenë shumë vigjilentë. Ekziston një rrezik real, që grupet kriminale po përpiqen të shfrytëzojnë nevojën për vaksinë, për krimet e tyre. Përmes rrjeteve sociale ata mundohen të shesin vaksinat e rreme.”
De Bolle tha se zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë identifikuar raste konkrete ku ne mediat socile ofrohen vaksina false.
“Mashtrimi mund të ketë dy forma: vaksinat që porositen dhe paguhen online nuk dorëzohen kurrë, ose vaksinat e ofruara janë false. Nëse bëheni viktimë e një mashtrimi të tillë, sigurisht që mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore”
Europol njoftoi se departamentet e policisë në të gjithë Bashkimin Evropian po punojnë për të mbrojtur transportin e vaksinës.