Linjat ajrore me kosto të ulët janë përpjekur në çdo mënyrë të reduktojnë bagazhet e dorës muajt e fundit. Kështu, nuk janë të rralla rastet kur ata kërkojnë që pasagjerët të dorëzojnë valixhet e tyre, edhe nëse ato futen në kabinë. E vetmja gjë negative në këtë rast është se valixhja juaj udhëton në fund të avionit dhe nuk jeni plotësisht të sigurt se do ta gjeni kur të arrini në destinacionin tuaj.

Në fund të fundit, është shumë e mundur që një valixhe të arrijë me vonesë – qoftë edhe disa ditë me vonesë – ose të humbasë për një kohë të pacaktuar. Prandaj, një këshillë shumë e mirë është që bagazhet e kontrolluara të mos përmbajnë kurrë sende që na duhen menjëherë, si kuletat (me dokumente ose para) apo çelësat e shtëpisë.

Sipas një sondazhi të fundit nga , një kompani e specializuar në menaxhimin e ankesave të pasagjerëve ajror, aeroporti Adolfo Suarez-Barajas i Madridit është aeroporti që merr ankesat më të shumta për bagazhet e humbura në Evropë.

Në vitin 2023, 26.5% e të gjitha ankesave janë regjistruar atje. Aeroporti i dytë me numrin më të madh të ankesave për bagazhet e humbura vitin e kaluar është gjithashtu në Spanjë dhe është El Prat i Barcelonës, ku u regjistruan 13.2% e ankesave të trajtuara nga Reclamio.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vendin e tretë është aeroporti Humerto Delgado i Lisbonës me 5.8% të ankesave, i ndjekur nga Aeroporti Orly i Parisit me 2.7% të ankesave. Së fundi, top pesëshen e mbyll aeroporti i Palma de Mallorca, me 2.4% të ankesave për bagazhet e humbura të regjistruara atje. /vizionplus.tv