Autoritetet në Kubë bëjnë me dije se nga 6 shtatori kanë nisur procesin e vaksinimit të fëmijëve nga mosha 2 vjeç e sipër kundër koronavirusit.

Sipas autoriteteve shëndetësore në vendin komunist, për vaksinimin e fëmijëve është duke u përdorur vaksina vendase, e cila nuk është e njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Autoritetet pretendojnë se për këtë vaksinë janë kryer të gjithë testet e nevojshme. Synimi i Kubës është që të vaksinojë të gjithë fëmijët përpara nisjes së vitit të ri shkollor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";