Kthimi i muzeut të Agjia Sofias në xhami me kërkesë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan, ka shkaktuar reagime ndërkombëtare.
“Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i qeverisë turke për të ndryshuar statusin e Hagia Sofias,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus. Ajo i bëri thirrje Ankarasë që të vazhdojë t’u lejojë të gjithëve të vizitojnë “pa pengesë” muzeun e shekulli të 6.
Bashkimi Europian kërkon një përgjigje politike për vendimin. Ky shndërrim është “një provokim ndaj kulturës së përbashkët evropiane” dhe tregon “largimin e Turqisë nga BE-ja i cili po shtohet prej vitesh”, tha politikani i CSU-së. “Prandaj, ne duhet të nxjerrim konsenkuenca dhe të kemi guximin t’u japim fund negociatave të pranimit të Turqisë në BE.”, deklaroi Zëdhënësi politik për Evropën i grupit parlamentar CDU / CSU, Florian Hahn.
Qeveria greke po ashtu e dënoi shndërrimin e Hagia Sofisë në xhami, duke e cilësuar këtë vendim si një “provokim të hapur për të gjithë botën e civilizuar”.
Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis dënoi me forcë vendimin e Turqisë. Edhe ish kryeministri kërkoi nga qeveria greke të ndjekë çësthjen ndërkombëtarisht.
Ndërsa kisha Ortodokse Ruse tha se vendimi i qeverisë turke injoron “shqetësimin e miliona të krishterëve”.
Nga ana tjetër, UNESKO njoftoi se pas kthimit në xhami, ajo do të rishqyrtojë statusin e Agjia Sofias, të ndërtuar nga perandori bizantin Justinian,.
The post Kthimi i “Hagia Sofias” në xhami/ Nga Berlini në Athinë e Moskë, kundërshtohet vendimi i Erdogan appeared first on Vizion Plus.