Kardinali gjerman, Reinhard Marx gjykon se Kisha Katolike duhet ta marrë në konsideratë heqjen e beqarisë për priftërinjtë.
Në një intervistë për gazetën Süddeutsche Zeitung, ai e quajti praktikën e beqarisë “të pasigurt”, por gjithashtu refuzoi të vinte një lidhje midis kërkesës për beqari dhe rasteve të shumta të abuzimeve seksuale.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Do të ishte më mirë që të gjithë të krijonin mundësinë e të paturit priftërinj beqarë dhe të martuar. Për disa priftërinj do të ishte më mirë të ishin të martuar, jo vetëm për arsye seksuale, por sepse do të ishte më mirë për jetën e tyre dhe nuk do të ishin aq të vetmuar”, theksoi ai.