Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arder deklaroi këtë të  hënë se vendi i saj e “mundi përsëri virusin”, teksa njoftoi lehtësimin e kufizimeve në qytetin më të madh të vendit, Auckland.

Falë masave të rrepta, Zelanda e Re arriti ta parandalonte valën e parë të koronavirusit në maj, ku vendi regjistroi asnjë të infektuar me virus 102 ditë me radhë.

Mirëpo, një shpërthim i ri i epidemisë u zbulua në gusht në qytetin më të madh të Zelandës së Re, duke i detyruar autoritetet të vendosin sërish politika të rrepta një javore të mbylljes për 1.5 milion njerëzit e Auckland-it.

“Auckland dhe e gjithë Zelanda e Re kanë qëndruar në një plan që ka patur sukses dy herë deri më tani. Dhe ata e kanë mundur sërish COVID-19”, pohoi Arder.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kryeministrja e Zelandës së Re: Ne e mundëm sërish koronavirusin appeared first on Vizion Plus.