Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Arden ka anuluar dasmën e saj pasi në vend janë vendosur kufizime të reja për të frenuar përhapjen e variantit Omicron.
“Dasma ime nuk do të vazhdojë”, u tha ajo gazetarëve, duke shtuar se i vjen keq për këdo që gjendet në një situatë të tillë. Ardern nuk e ka bërë të ditur datën e martesës së saj, por ishte përfolur se ishte e afërt.
E pyetur nga gazetarët se si ndihej për anulimin e dasmës së saj me partnerin e saj Clarke Gayford, Ardern u përgjigj: Kështu e ka jeta.
Sipas rregullave të reja baret dhe restorantet por edhe evente si dasmat do të kufizohen në 100 persona. Nga ana tjetër qytetarëve do tu kërkohet të përdorin më shumë maskat .
Kufijtë e Zelandës së Re u mbyllën për të udhëtarët e huaj që nga marsi 2020. Qeveria shtyu planet për një rihapje me faza nga mesi i janarit deri në fund të shkurtit, për shkak të variantit ‘Omicron’.
Kujtojmë se fushata e vaksinimit në Zelandën e Re ka ecur me ritme të shpejta pasi rreth 94% e personave mbi moshën 12 vjeç janë plotësisht të vaksinuar.