Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett mori dozën e tretë të vaksinës Pfizer.
Pasi u vaksinua, kryeministri 49-vjeçar njoftoi se tani dozat përforcuese do t’u injektohen atyre që janë mbi 40 vjeç dhe që kanë kaluar të paktën pesë muaj nga marrja e dozës së dytë.
Advertisement
Izraeli e nisi aplikimin e dozës së tretë me ata mbi 60 vjeç, për ta ulur më pas fashën moshore te ata mbi 50 vjeç dhe së fundmi te ata mbi 40 vjeç.
Izraeli u përfol shumë për historinë e tij të suksesshme të vaksinimit, por hovi u ndal kur infeksionet nisën të rriten me përhapjen e mutacionit Delta.
Advertisement