Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin italian, Mario Draghi.
Gjatë bisedës telefonike, lideri turk tha se marrëveshja e emigracionit Turqi-BE e vitit 2016 duhet të përditësohet si pjesë e një agjende pozitive. Ai shtoi mes të tjerash se Turqia mbështet krijimin e një marrëdhënie bashkëpunimi midis dy shteteve sovrane dhe të barabarta mbi Qipron.
“Turqia mbështet stabilitetin dhe bashkëpunimin në Mesdheun Lindor dhe Egje”, tha Erdogan.
Po ashtu, në bisedë u shpreh edhe shqetësimi për situatën e të drejtave të njeriut në Turqi.
Advertisement