
Kryeministri i Francës, Jean Castex ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ai ndodhet në izolim së bashku me vajzën e tij 11 vjeçare, e cila po ashtu ka rezultuar pozitive. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri francez izolohet për shkak të kontaktit me një rast Covid-19.
Ai u izolua në qershor kur gruaja e tij rezultoi pozitive. Castex do të qëndrojë në izolim për 10 ditë, ndërsa kujtojmë se kreu i qeverisë mori dy doza të vaksinës në pranverë
Advertisement