Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis është personi i parë në këtë vend që vaksinohet kundër koronavirusit.
“Vaksina, e cila erdhi nga BE-ja ditën e djeshime është një shpresë, një shpresë që do të na rikthejë në jetën normale”, tha Babis.
Ai u shpreh se vendi ka porositur në total 15.9 milionë vaksina kundër COVID.
Emilie Repikova, 95 vjeçe, një veterane e Luftës së Dytë Botërore, ishte gjithashtu një nga të parat që u vaksinua, menjëherë pas Babis.
Advertisement
Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Çekia mbylli dyqanet dhe shërbimet jo dhe aq thelbësore.