Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka sjellë sërish në vëmendje çështjen e emigrantëve të paligjshëm që futen brenda shtetit, 30 përqind të të cilëve e zënë shqiptarët.
Në një intervstë për moderatorin Piers Morgan, ai u shpreh se situata e azilkërkuesve do të jetë prioritare për të dhe qeverinë e tij.
Sunak këmbënguli gjithashtu se plani për dërgimin e zilkërkuesve në Ruandë do të vazhdojë.
“Sistemi që na nevojitet, sistemi që dua të prezantoj, është ai me të cilin nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, do të ndaloheni dhe do të ktheheni në origjinën tuaj menjëherë. Ne do t’i dëgjojmë pretendimet por çështjet do të trajtohen në një kohë shumë të shkurtër. Dhe nëse e bëjmë këtë, kështu do ta thyejmë ciklin.”
I pyetur nga gazetari, Sunak tha se puna në 100 ditët e para të tij në qeverisje, kanë treguar mjaftueshëm.
“Kemi një marrëveshje të re me Francën, e cila po rrit numrin e patrullimeve përgjatë vijës bregdetare dhe kjo ka një ndikim të madh.”
“Së dyti, kam një marrëveshje krejt të re me Shqipërinë. Shqipëria përbën 30 për qind të të gjithë emigrantëve të paligjshëm që futen në vend. Unë do të punoj me shqiptarët për të vendosur një marrëveshje të re që do të thotë për njerëzit që vijnë nga Shqipëria ilegalisht, ne do të jemi në gjendje t’i kthejmë të sigurtë përsëri në Shqipëri dhe kjo tashmë po ndodh. Numri i kthimeve do të rritet gjatë vitit. Kjo marrëveshje është marrëveshje e re.”
Advertisement
Sunak theksoi edhe legjislacionin e ri që do të propozohet në funksion të forcimit të sistemit.
“Shumë shpejt ne do të prezantojmë ligje të reja në Parlament, të cilat ofrojnë sistemin që shpjegova, sistemin që thotë se nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni vërtet këtu,” tha ai.