Kryeeksperti i SHBA-së për sëmundjet infektive, Fauci: Tani flasim rrallë me Trump për COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeeksperti i SHBA-së për sëmundjet infektive, Fauci: Tani flasim rrallë me Trump për COVID-19

Dr Anthony Fauci, kryeeksperti i SHBA për sëmundjet infektive, tha se Presidenti Donald Trump rrallë herë takon specialistët e shëndetit publik për të folur se si duhet nxjerrë vendi nga kriza e shkaktuar nga COVID-19.

Në një intervistë për “Stat News”, Fauci u pyet nëse ishte në kontakte të shpeshta me presidentin për ecurinë e vaksinave.

“Jo”, u përgjigj Fauci, i cili është drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.

Advertisement

Ai shtoi: “Ne kemi pasur takime çdo ditë, përfshirë të shtunën dhe të dielën, por tani jo më. Madje 75% të kohës pas mbledhjes së task force-s, ne takoheshim me presidentin. Një muaj më parë, unë takohesha me të 4 herë në javë”.

Agjenda e lajmeve në SHBA është e konsumuar aktualisht nga protestat dhe trazirat që përfshijnë qytetet e saj, por kombi po përballet gjithashtu me një problem të dytë: Si të dali nga kriza e koronavirusit.

Sëmundja ka vrarë më shumë se 100,000 amerikanë dhe ka shkatërruar ekonominë.

Gjatë gjithë krizës, Trump është përplasur me ekspertë të shëndetit, duke rekomanduar kurime të paprovuara dhe duke injoruar masat e sigurisë që ata sugjerojnë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy