
Kryebashkiaku i qytetit bregdetar të Ukrainës, Mariupol, Vadym Boichenko deklaroi se autoritetet ukrainase e kanë të pamundur të marrin qytetarët e plagosur që ndodhen në rrugë apo në banesat e tyre, për ti dhënë ndihmë, pasi shpërthimet janë të njëpasnjëshme.
“Nuk po marrim dot të plagosurit, as nga rrugët, as nga banesat, pasi sukmet me granata nuk kanë të ndalur”, tha kryebashkiaku, shkruan BBC.
Ndërkohë ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar civilëve që të largohen nga qyteti përmes të ashtuquajturit “korridorit të gjelbër”.
Sot, një zëdhënës i rebelëve pro-rus tha se ushtria do të ndërmarrë “sulme të synuara” kundër qytetit nëse forcat ukrainase nuk dorëzohen.
Advertisement