Ish-kampioni i peshave të rënda në sportin e boksit, Vitali Klitschko, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, po bëhet gati të luftojë që të mbrojë qytetin e tij.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia mediatike, Visegrád 24, me anë të një postimi në Twitter.

Në karrierën e tij si boksier profesional, kryebashkiaku numëron 47 ndeshje, nga të cilat 45 i ka të fituara dhe vetëm dy humbje. Ai, në vitin 1995, ka qenë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda dhe disa herë kampion bote në disiplina të tjera.

Më parë, në mediat sociale ka qarkulluar një video, në të cilën shfaqen dy ish-kampionët  e peshave të rënda në sportin e boksit, Vitali Klitschko, dhe vëllai i tij më i vogël, Wladimir dhe  kanë deklaruar që janë gati të rrokin armët dhe të mbrojnë Ukrainën kundër pushtuesve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dy vëllezërit kanë shërbyer në ushtrinë ukrainase gjatë viteve të tyre të rinisë.